Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmje ne sotme përballë Ukrainës, sfidën e vlefshme për raundin e fundit të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 20:45.

Por kjo ndeshje nuk do të nisë si të tjerat. Në prag të këtij takimi në stadiumin “Air Albania” do të mbahet një minutë heshtje për 14-vjeçarin, Martin Canin i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Kujtojmë që 14-vjeçari i cili mbeti viktimë e një sherri me një bashkëmoshatar të tijin, së fundmi ishte pjesë e Dinamon U15. Gjithashtu, Cani kishte një të shkuar edhe në akademinë e Partizanit.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)