Shqipëri eksperimentale ndaj Lihteshtejnit, zbulohet formacioni i mundshëm në miqësore (FOTO)

Pas dy ditësh stërvitje intensive në Austri, është koha që Shqipëria të zhvillojë miqësoren e parë për vitin 2024. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Lihteshtejnit më datë 3 qershor, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Haladas” të Hungarisë. Në këto ditë, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë punuar me grupin me ngarkesë të plotë dhe i gjithë procesI stërvitor ka shkuar normalisht.

Pavarësisht se është një kundërshtar modest, të gjithë lojtarët do të jenë në provë për të fituar një fanellë titullari në kampionatin europian. Sylvinho e ka një ide se me cilët lojtarë do të zbresë në fushë. Thomas Strakosha pritet ta nisë nbga minuta e parë, ndërsa mbrojtja do të jetë eksperiment më vete.

Me mungesën e Gjimshitit për shkak të angazhimeve me Atalantën, në vendin e tij pritet të jetë Mihaj që do ndajë qendrën e mbrojtjes me Ismajlin.  Hysaj në të djathtën dhe Aliji në të majtën, që ka fituar për momentin balotazhin me Mario Mitajn.Mesfusha nuk ndryshon, Ylber Ramadani Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami e nisin nga minuta e parë. Sulmi pritet të përbëhet nga Jasir Asani, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.

Related posts

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)

Kevin Dodaj largohet nga Vllaznia përpara Europës, klubi shkodran përfiton shumën e majme

Qazim Laçi largohet nga Sparta e Pragës, firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e ri