“Shqetësohu kur…”/ Ndjeu vdekjen në Tik Tok, detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë me Klevisin që sfidonte rregullat

20 vjeçari Klevis Ruçaj humbi jetën pas përplasjes me trafikndarësen në rrethrrotullim dhe më pas mjeti ranga lartësia në autostradën Tiranë-Elbasan.

Momenti i akidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të zonës. Fatmirësisht përplasjes fatale i ka shpëtuar një mjet tip benz i cili në ato momente po kalonte në këtë rrethrrotullim.

I riu nga Fieri, të enjten kishte mbërritur në Tiranë. Audin ia kishte marrë një shokut të tij po në Fier, dhe në kryeqytet u takua me dy mikeshat e tij, që humbën jetën në aksident. Dy vajzat përkatësisht 22 dhe 23 vjeçe ishin pasagjere në mjetin Audi që drejtohej nga Ruçaj. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, pak orë pas aksidentit.

Mësohet se 20 vjeçari ishte duke lëvizur me një shpejtësi mbi 200 km/h. Për shkak të rënnies në anën tjetër të autostradës, Audi përfundoi mbi makinën tip Hyndai, duke plagur tre anëtarë të së njëjtën familje nga Elbasani, çiftin e bashkëshortëve Kurti dhe djalin e tyre. Ata ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

20 vjeçari kishte 1 vit që ishte pajisur me leje drejtimi. Gjobat ai i ka marrë që prej 6 shtatorit të 2022 e deri më 27 janar të këtij viti.

Masat administrative ndaj tij varionin nga 1 mijë deri në 25 mijë lekë të reja, në një kohë që Kodi Rrugor parashikon pezullimin e patentës për shkelje të rënda, e sidomos për ato që je përsëritës.

Pasionin për shpejtësinë, ai e ka publikuar edhe në rrjetet sociale. Në këtë video të postuar në Tik-Tok, duket teksa 20 vjeçari lëviz me 271 km/h duke i dhënë makinës me një dorë. “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”, shkuante ai.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi