“Shpresoj të më dalë ndonjë asist ndaj Italisë”, Kristjan Asllani me ide të qarta: Duhet të jap shpirtin në fushë, na duhet benzinë në këmbë

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje dinjitoze në duelin ndaj Lihtenshtejnit, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 3-0. Në prononcimin e dhënë pas këtij dueli për mikrofonin e “Supersport”, shqiptari i Interit, ndër të tjera u shpreh:

ITALIA-Po të më pyesin për Italinë, iu përgjigjem, por të gjithë e njohim Italinë, janë lojtarë të fortë. Objektivi jonë është të përgatitemi sa më mirë, mezi pres ta luajmë atë përballje.  Shpresojmë që të jemi sa më mirë te ajo ndeshje. Po pati nevojë skuadra për ndonjë pasim të gjatë, do e bëj, shpresoj të dalë ndonjë asist.  

EUROPIANI-E dimë që Europiani nuk vjen çdo vit, kemi arritur me shumë dëshirë. Na duhet benzinë në këmbë ne që kemi luajtur më pak. Shpresojmë të jemi sa më mirë ndaj Italisë, do përgatitemi për këtë ndeshje.  

KOMBËTARJA-Unë jam 22-vjeç, sa herë të më jepet shansi, duhet të jap diçka. Te Interi kam pasur shumë mundësi, kam bërë mirë. E falenderoj Silvinjon që edhe me pak minuta, më ka futur gjithmonë në fushë. Unë duhet të jap shpirtin në fushë.  

VIT POZITIV-Jam i lumtur për këtë vit, erdhi dhe goli i pari me Interin. Kam pasur shumë raste vjet, këtë vit kam hyrë shumë mirë me grupin, jam bërë shokë me të gjithë jashtë fushe.   Ne po e presim Zilinskin, është një lojtar shumë i fortë, por e presim në ekip”, u shpreh Krisjtan Asllani.  

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit