“Shprehim pakënaqësi në lidhje me këtë vendim”, Federata e Futbollit të Kosovës reagon ndaj UEFA-s për ngjarjet me Rumaninë

Një ndeshje pa tifozë dhe 52 mijë euro gjobë. Ky është vendimi i marrë nga UEFA për gjithçka që ndodhi në sfidën Rumani-Kosovë, për mesazhet politike që sollën ndërprerjen e sfidës si dhe hedhjen e fishekzjarreve. Ky vendim ka lënë të pakënaqur Federatën e Kosovës, e cila ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp duke theksuar se nuk do të ndalet këtu, do vazhdojë rrugën ligjore.

Reagimi i FFK-së:Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht.FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s.VENDIMI I UEFA-s

  • Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 40,000 euro dhe të urdhërojë Federatën Rumune të Futbollit që të luajë ndeshjen e radhës (1) të UEFA-s si pritëse me dyer të mbyllura për ndezjen e fishekzjarreve, hedhjen e objekteve, transmetimin e mesazheve të natyrës politike (d.m.th. pankarta dhe thirrjet “Kosova është Serbi”) dhe për sjelljen raciste të përkrahësve të saj.Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12,000 € për bllokimin e kalimeve publike.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)