Shpërtheu teksa eksploronte Titanikun/ Gjenden eshtra njeriu mes mbetjeve të nëndetëses “Titan”

Nëndetësja “Titan” vijon të jetë e zhdukur, teksa më herët u rapotua se janë gjetur mbetje të saj pranë rrënojave të Titanikut.

Megjithatë, ditën e sotme raportohet se mes këtyre mbetjeve, nuk ka vetëm mbeturina të nëndetësoes por edhe njerëzore.

Shkencëtarët kanë grumbulluar një masë, e cila dyshohet se ka mbetje njerëzore, që mund t’i përkasin personave që ndodheshin në bordin e saj. Mbetjet pritet të analizohen nëse kanë përmbajtje ADN-je, e më pas nëse rezulton kështu pritet të identifikohet se kujt prej ekuipazhit prej 5 persona i përket.

Aventurieri britanik Hamish Harding dhe babai e bir Shahzada dhe Suleman Daëood u vranë në bordin e anijes, së bashku me shefin ekzekutiv të OceanGate Expeditions, Stockton Rush dhe shtetasin francez Paul-Henri Nargeolet. Ata dyshohet se kanë humbur jetën pasi nëndetësja ka shpërthyer, si pasoje e presionit të madh në fund të oqeanit.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!