Shpërthen festa në “Air Albania”, Cara kalon në avantazh Partizanin, momenti i golit (video)

Partizani përballet sot në “Air Albania” me Atletik Eskaldes për ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe kanë mundësi të luajnë më të qetë para tifozëve të tyre për të tentuar kalimin në turin e tretë të kompeticionit ndërkombëtar.

Trajneri Zekiç ka vendosur të bëjë ndryshime në këtë sfidë të dytë, duke hedhur përsëri Koçijan në fushë nga minuta e parë në prapavijë. Ndërkohë, ka bërë një ndryshim të rëndësishëm sa i përket skemës në fazën sulmuese.

Taipi rreshtohet titullar pas krahëve të dy sulmuesve, Mba dhe Cara, ndërsa më parë trajneri luante me dy sulmues të cilët vepronin nga krahët. Si pasojë e këtij ndryshimi të skemës, Da Silva dhe Grezda kanë përfunduar të dy në stolin e rezervave.

28′ Partizani kalon në avantazh me Tedi Carën

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)