SHPËRBËHET TIRANA! Pa trajner e futbollistë, sot 13 lojtarë kanë dalë të lirë në merkato (EMRAT)

Tirana

Tirana pa trajner, pas largimit të Erbim Fagut, rrezikon të mbetet edhe pa skuadër. Kapiteni Erion Hoxhallari ka dhënë lamtumirën e dytë nga bardheblutë, si ka konfirmuar vetë klubi, por nuk është i vetmi. Duke përjashtuar portierët, të gjithë titullarët janë në skadencë kontratë dhe nga sot lojtarë të lirë për tu akorduar me një klub të ri.

Çështja që frikëson më shumë bardheblutë është ajo që lidhet me organikën aktuale. Pothuaj vetëm tre portierët Selmani, Kozi e Abdullahu janë ende nën kontratë, të tjerët janë në skadencë dhe në pritje të bisedimeve për rinovimin ose jo. Situata delikate financiare megjithatë nuk e bën të favorshme negocimin, kështu që vetëm për pak prej tyre mund të ekzistojë bindja se do të vazhdojnë të luajnë me fanellën kryeqytetase.

Nuk duhet harruar edhe se koha shtrëngon, menjëherë pas Euro 2024 nisin eliminatoret e Conference League dhe Tirana duhet të jetë gati për tu përballur. E në këtë rast duhet marrë parasysh të gjithë skenarët, edhe atë të të gjendurit para faktit të nevojës për të ndërtuar një skuadër nga e para. Emër për trajnerin e ri nuk ka, e nuk ka sepse gjithcka në klub është pezull, edhe pse tashmë me liçensimin në Europë është zhbllokuar merkato, pas pagesës së rreth 200 mijë euro për Hasanin, Dajën e Vairinen.

Dy qendërmbrojtësit titullarë nuk janë më, sepse bashkë me Hoxhallarin është larguar edhe Filip Najdovski. Në skadencë kontrate sot janë edhe Përgjoni, Deliu (një hap nga Dinamo), Mici, Lushkja, Patrik Lulaj e Latifi. Sulmuesi shpreson të transferohet jashtë Shqipërisë e askush nuk dëshiron të qendrojë më te Tirana në një situatë të paqartë.

Related posts

Brigada ushtarake “Espanyola” mesazh kērcēnues Mirlind Dakut: Asnjë falje, mos u kthe në Rusi!

Asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, Sylvinho drejt largimit nga stoli i Kombëtares

Kërkesa e pazakontë e futbollistit të Flamurtarit, kërkon 100 mijë euro për rinovimin e kontratës (EMRI)