Shorti i “Final Four”/ Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja mësojnë përballjet

Shorti i “Final Four” të Nations League do të hidhet ditën e sotme në Nyon të Zvicrës duke filluara nga ora 11:00, teksa Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja presin të mësojnë se çfarë do të rezervojnë goglat. Ndeshjet finale të eventit do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më datë 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.

Është tashmë e përcaktuar që Holanda do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë në Rotterdam në stadiumin me 51.117 vende të De Kuip, po ashtu siç është vendosur që po në Rotterdam të luhet edhe finalja e madhe. Kujtojmë se dy edicionet e mëparshme të Nations League janë fituar nga Portugalia dhe Franca.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)