Shorti i Champions League, Partizanit i duhet fat; zbulohen kundërshtarët e mundshëm (FOTO)

Partizani fitoi të drejtën për të qenë përfaqësuesja e Shqipërisë në kualifikueset e Champions League. “Demat” do e nisin aventurën e tyre në vazon e dytë. Në të njëjtën vazo janë dhe kampionët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Ballkani dhe Struga, çka do të thotë se nuk mund të ketë një derbi shqiptar. Kampionët e Shqipërisë rrezikojnë kundërshtar shumë të vështirë. Ferencvaros, Qarabagu i Redon Xhixhës,  Slovan Bratislava,  Sheriff Tiraspol, BATE Borisov, Astana, Olimpija Ljubljana dhe  Maccabi Haifa janë disa prej ekipeve që kanë koeficientin më të lartë që mund të vihen përballë të kuqve.

Zalgiris, HJK,  Flora, Shamrock Rovers, The New Saints janë disa prej ekipeve që mund të konsiderohen skuadra më të pranueshme, ndërsa përballë “Demave” mund të vihen dhe kampionët e Bosnjes,  Zrinjski Mostar, skuadër që eliminoi Tiranën sezonin e shkuar, ku tashmë aktivizohet Marsel Ismailgeci. Po ashtu skuadra e fundit e vazos së parë ende nuk është përcaktuar, pasi do të jetë skuadra kampione e Bullgarisë, me titullin që diskutohet mes Ludogorets dhe CSKA Sofie.

Në rast se ata nuk arrijnë të kalojnë raundin e parë të Champions, aventura e tyre do të zhvendoset në turin e dytë të Conference League, ku do të ndeshet me ekipet që eliminohen nga Champions. Shorti i raundit të parë të Champions do të hidhet në datën 20 qershor, ndërkohë që ndeshjet e para do të luhen në datat 11-12 korrik dhe ato të kthimit në 18-19.

Related posts

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh

VIDEO/ Omer Bunjaku nis punën te Tirana, takon lojtarët dhe zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura

Shqipëria mposht Letoninë mes vuajtjeve, si ndaj Gjibraltarit mjafton një… penallti (video)