Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Shtatë përfaqësues të opozitës në degën e Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar nga policia në komisariat.

Sipas raportimeve emrat e konfirmuar si të shoqëruar janë: Albi Bylykbashi, Aurel Bylykbashi, Sokol Shkëlzeni, Dorian Koldashi, Enver Lamçe dhe Daniela Gjini, (sekretare e PD në degën e Elbasanit).

Deputeti Tomorr Alizoti është përplasur me drejtuesit e komisariatit pas shoqërimit të tyre, ku akuzoi drejtuesit e komisariatit si “shërbyes” të krimit.

“Policia e Elbasanit është e veçante se këtu janë ulur gjithë bandat e drogës. S’ka bandë në botë dhe shef policie që të shkatërroje opozitën dhe Partinë Demokratike. Ne do përballemi me këdo. Ne do përballemi me to. Sot qyteti i profesorëve është kthyer në qytet banditësh. Kanë rrëmbyer gjithë demokratët dhe kanë lënë të lirë bandat e Elbasanit.”, tha Alizoti para komisariatit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur