Shoferi u ndje keq dhe humbi kontrollin e autobusit, tragjedi në Itali me 21 viktima, momenti kur mjeti bie nga ura (video)

Mediat italiane kanë publikuar videon e momentit të aksidentit të autobusit në Venezia të Italisë, i cili ra nga ura e autostradës, nga një lartësi 10 metra dhe përfundoi mbi shinat e trenit duke shpërthyer në flakë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së të martës (3 tetor), ku mësohet se kanë humbur jetën të pakën 21 persona.

Brenda mjetit ndodheshin një grup turistësh gjermanë, francezë, kroatë dhe ukrainas. Mes 21 viktimave janë dy fëmijë, ndërsa 15 persona raportohet se janë plagosur, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Dyshimi kryesor i hetuesve është se shoferi, mund të jetë ndjerë keq dhe të ketë humbur vetëdijen.

Operacionet e kërkim shpëtimit të autoriteteve italiane përfunduan mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:05.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi