Ekipi shqiptar humbet ndeshjen në tavolinë, nuk ka stadium dhe lojtarë

Shkupi

Kriza në radhët e FC Shkupit po thellohet. Klubi nga Çairi ka anuluar ndeshjen e javës së dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndaj Sileksit, ekip ky që do ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0. Shkupi ishte në kërkim të një fushe alternative për shkak se stadiumi i tyre nuk plotëson kushtet për përdorimin e teknologjisë VAR. Opsionet si stadiumi në Kumanovë, Gjorçe Petrov dhe në Strumicë u përmendën si alternativa, por asnjëra nuk u realizua.

Edhe pse arsyeja zyrtare për anulimin nuk është bërë publike, është e qartë se përveç vështirësive logjistike, klubi po përballet edhe me probleme organizative.
Kujtojmë që në javën e parë ndaj Shkëndijës, Shkupi u paraqit me ekip të rinjsh. Me këtë vendim, Sileksi fiton automatikisht tri pikët, ndërsa një mosparaqitje e radhës nga Shkupi do të nënkuptonte përjashtimin e tyre nga liga dhe zbritjen në kategorinë më të ulët.

Ky zhvillim sjell sfida të reja për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe komisionin për gara. Nga klubi i Shkupi-t ende nuk ka asnjë reagim apo deklaratë zyrtare për situatën e krijuar.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…