0 pikë në 7 javë kampionat, ekipi shqiptar në mëshirë të fatit; tifozët ia heqin fanellat lojtarëve (video)

Shkupi

Shkupi nuk po kalon një moment pozitiv brenda dhe jashtë fushe. Në shtatë ndeshje nuk ka asnjë fitore, vendi i fundit në klasifikim me 0 pikë dhe në ndeshjen e fundit u mposht nga Makedonija me rezultatin 0-2. Një disfatë e hidhur që pas përfundimit të ndeshjes, në një atmosferë të tensionuar, tifozët e Shkupit shfaqën pakënaqësinë e tyre në mënyrë dramatike:

disa prej tyre kërkuan që lojtarët të heqin fanellat si një simbol pendese ose për të pranuar mendimin se nuk e meritojnë ta mbajnë fanellën e ekipit. Kjo kërkesë për t’u hequr uniformat te Shkupi shërbeu si një akt simbolik, një mënyrë përmes së cilës tifozët dëshironin të tregojnë se ndeshja nuk ishte mjaft mirë dhe se skuadra duhet të “fillojë nga e para”.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)