Shkopinj dhe sende të forta, tifozët e Tiranës dhunojnë ato të Vllaznisë pas ndeshjes (video)

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në përfundim të ndeshjes së kampionatit shqiptar të futbollit, Vllaznia – Tirana. Tifozë të të dy palëve janë përplasur jashtë stadiumit duke krijuar një kaos të vërtetë në rrugët e Kukësit.

Edhe gjatë ndeshjes pati probleme në distancë mes dy tifozërive, por forcat e sigurisë në stadium parandaluan eskalimin e situatës. Megjithatë, jashtë stadiumit “Kukës Arena”, uniformave blu u ka dalë situata nga kontrolli teksa dy tifogrupet kanë sulmuar njëri-tjetrin me shkopinj e sende të tjera të forta.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Tiranës në sekondën e fundit, ndërsa dy tifozëritë njihen për rivalitetin ndër vite ku një precedent i tillë ka ndodhur edhe në 2014-tën kur dy tifozëritë u përplasën në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)