“Shkoni në të sëmës…”/ Aktori i Klanifornia-s i zhgënjyer me mbylljen e programit: Vjen një ditë pronari dhe na thotë se…

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka reaguar i revoltuar pas mbylljes së emisionit të humorit “Klanifornia”.

Në një reagim në rrjetet soçiale, ai shprehet se u lajmëruan vetëm 3 muaj para mbylljes së emisionit, ndërsa shtoi se kjo duhet të ishte thënë 1 vit para.

“Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri, ti tjetri etj vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët”, thotë aktori i indinjuar.

Albano Bogdo: “Na erdhi një ditë pronari, nuk na erdhi neve i tha drejtorit tonë të ‘Klanifornia” Turit në muajin prill, në qershor mbyllet komplet.

Nuk mund të thotë njeriu 3 mua para ikni ju, e di unë që 3 muaj është ligjërisht njoftimi por unë nuk jam roje objekti, duhet të më thuash 1 vit para, që unë të mendohem 1 vit, ta ndaj jetën në mes punës që po bëj, të çilën dua ta bëj shkëlqyer dhe midis projektit të ri të ardhshëm që duhet të bëj ku të përplasem.

Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri, ti tjetri etj vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët. Nuk kam pyetur asnjërin se ku do të shkojë.”

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025