Emri i tij u lakua së tepërmi, për një transferim të bujshëm te skuadra e Vllaznisë, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar që luajti për Gjermaninë, Shkodran Mustafi, i cili u shpall edhe kampion bote, vendosi t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike vitin e kaluar. Një lajm që entuziasmoi tifozët e Vllaznisë, të cilët menduan se do Shkodran Mustafi do të bëhej pjesë e tyre, madje ish-mbrojtësi u pa në stadium në takimin Vllaznia-Kukësi, dhe në atë kohë u mendua për një transferim te klubi shkodran.
Por si qendron e vërteta? Babai i tij, ka një afeksion të veçantë për qytetin e Shkodrës dhe kishte dëshirë të bëhej aksioner te Vllaznia. Dëshira e tij ishte gjithashtu që Shkodran Mustafi të mbyllte karrierën te Vllaznia dhe të bëhej pjesë e drejtimit të klubit. Pasi vizituan ambientet e klubit, u njëohën me mënyrën sesi funksiononte klubi dhe akademia, panë që Vllaznia nuk funksiononte si klub profesionist. Infrastrukturë e dobët, borxhe të shumta, regjistra financiarë të viteve të fundit që nuk kishin fitime por vetëm humbje, buxhet i vogël dhe mungesa e sponsorave, bëri që të tërhiqeshin, pasi nuk ia vlente të investohej.
1 comment
Comments are closed
Add Comment