HISTORIKE/ Shkëndija në turin e tretë të Championsit, rumunët e Steauas mposhten edhe në Bukuresht

Shkëndija

Shkëndija e Tetovës për herë të parë në historinë e saj është në turin e tretë të Champions League. Fitorja 1-0 në Shkup një javë më parë i shërbeu kuqezinjëve për ta interpretuar më ndryshe këtë përballje. Trajneri Jeton Beqiri vendosi një skuadër të kujdesshme në fushë, aq sa bëri ekipin e Steauas të linte shumë hapësira përpara. Në fillim ishte Steaua që kaloi e para në avantazh me Cisotti në minutën e 28′, por reagimi i tetovarëve erdhi shpejt me ish-lojtarin e Tiranës Latifi i cili barazoi në minutën e 33′.

Goli i dha më tepër besim kuqezinjëve për të qendruar edhe një herë stoik në fushë. Steaua vijoi sulmet intensive, por Shkëndija u mbrojt mirë, në një moment pakujdesie rumunët u ndëshkuan në minutën e 87′ me golin e Krstevskit. Shkëndija do të luajë në turin tjetër përballë azerëve të Qarabag.

LEXO ME SHUME:“Grupet e Conf.League? Ti marrim gjerat hap pas hapi”, Ilir Daja karikon Dinamon: I kënaqur me rikthimet e Itodos dhe Ditës

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)