Shkencëtarët ngrenë ALARMIN: Klima në planet po ngrohet më shpejt seç ishte parashikuar! Ja çfarë thotë studimi i fundit

Një studim i ri i udhëhequr nga James Hansen, shkencëtar përgjegjës për ngritjen e ndërgjegjes publike rreth ndryshimeve klimatike në vitet 1980, sugjeron se temperaturat globale po rriten më shpejt se sa pritej.

Kujtojmë se James Hansen, shkencëtar klime i NASA-s, doli para kongresit 35 vjet më parë, me një deklaratë të guximshme.

“Njerëzit po shkaktojnë një rritje të emetimeve të gazeve serë dhe kjo po ndryshon klimën tonë”, tha shkencëtari. Disa u tallën, por, në dekadat që pasuan, njerëzit panë se sa parashikues ishte ky paralajmërim.

Studimi sugjeron se temperaturat globale do të rriten me 2 gradë Celsius në vitin 2050, më shpejt se sa pritej më parë nga konsensusi shkencor. Studimi i Hansen nënkupton se Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, i vlerësuar shumë, i cili përdoret shpesh si pikë referimi për studimin e klimës, nënvlerësoi urgjencën e ndikimit të ndryshimeve klimatike globale.

NASA vlerëson se një rritje globale prej 2 gradë Celsius mund të shkaktojë përmbytje të mëdha përgjatë brigjeve të Tokës. Sipas studimit reduktimet në disa lloje të ndotjes, veçanërisht ndotësit me bazë squfuri që reflektojnë rrezet e diellit, mund të kenë përshpejtuar ngrohjen e Tokës.

Studiuesit përdorën të dhëna nga mostrat e bërthamës së akullit për të vlerësuar sasitë e mëparshme të gazit serrë.

Studimi sugjeron se ndërsa reduktimi i emetimeve të gazeve serë është thelbësor për të luftuar ndryshimet klimatike, ai është i pamjaftueshëm pa u shoqëruar me veprime të tjera.

“Reduktimi i emetimeve të gazeve serrë sa më shpejt dhe praktik ka përparësinë më të lartë, por vetëm kjo politikë tani është e pamjaftueshme dhe duhet të plotësohet me veprime shtesë për të ndikuar në balancën energjetike të Tokës,” thanë studiuesit.

Të enjten, Hansen dhe kolegët në mbarë botën publikuan një studim me një gjetje tjetër serioze, megjithëse të diskutueshme. Parashikimi i tyre alarmues se ritmi i ngrohjes së Tokës po përshpejtohet shkaktoi disa mosmarrëveshje brenda komunitetit të klimës.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi