Shkencëtarët bëjnë zbulimin e MADH. Gjejnë mikrobin që lufton sëmundjen e malaries

BRITANI- Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob  që mbron plotësisht  mushkonjat nga infektimi me malaria, e duke qenë se kjo sëmundje përhapet pikërisht nga pickimi i tyre, atëherë mbron dhe njerëzit.

Mediat e huaja janë shprehur se ky zbulim është bërë nga një ekip nga Kenia dhe Britania e Madhe. Mikrobi që bllokon malarien quhet Mikrosporidia MB dhe u gjet gjatë studimit të mushkonjave në Liqenin Viktoria në Kenia. Është mësuar se ky mikrob jeton në zorrët e insektit.

Shkencëtarët kanë zbuluar  se asnjë mushkonjë që kishte këtë mikrob nuk kishte parazitin e malaries. Sipas të dhënave më shumë se 400 mijë njerëz vdesin çdo vit nga malaria dhe pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë nën pesë vjeç.

Sipas shkencëtarëve që përdorimi o Mikrosporidia MB, të funksionojë duhet që në një rajon të rrezikuar nga malaria, me këtë mikrob të infektohen të paktën 40% e mushkonjave.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!