Shkëlqeu me Erzenin, Partizani piketon mesfushorin “maratonomak”

Partizani është duke punuar intensivisht në këtë merkato vere për të pasuruar organikën me elementë cilësorë. Njëkohësisht objektiv i rëndësishëm është kalimi i tureve në Kupat e Europës. Për këtë, të kuqtë kanë nisur bisedimet për mesfushorin Adnard Mehmetin. Mësohet se drejtuesit po tentojnë huazimin e 22-vjeçarit ashtu siç bënë me portierin e Teutës, Pano Qirkon.

Megjithatë nuk përjashtohet që të kërkohet edhe blerja e kartonit të futbollistit në rast të një paraqitje pozitive në Europë. Kujtojmë që Mehmeti ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së Erzenit në këtë sezon me 34 ndeshje të zhvilluara, duke u konsideruar si “maratonomaku” i skuadrës. Ai dha kontributin e tij në arritjen e tij, qëndrimin në Superiore.

Tashmë me një kalim të mundshëm te Partizani, padyshim që mundësia është e madhe për të treguar vlerat e tij në arenën europiane. Megjithatë gjithçka pritet të mësohet në orët e ardhshme, se çfarë do të ndodhë me lojtarin dhe merkaton e Partizanit në këtë sesion hyrje-daljesh.

Related posts

Tedi Cara

Goli i tretë në kampionatin ukrainas, Tedi Cara çon Oleksandrian në Kupat e Europës (video)

Pogradeci

VIDEO/ “Duhet të mbaj të karikuar ekipin”, Ardian Mema flet për ndeshjen me Besën: Përballje e fortë, por kemi disa probleme…

Besa

VIDEO/ “Më thojnë mos të flas, por unë…”, Emiljano Çela hakërrehet pas ndeshjes me Apoloninë: Na është vjedhur djersa, ndaj Pogradecit për formalitet…