Shkelma dhe karrige kokës/ Sherri vazhdoi edhe pas ndeshjes! Tifozët e Tiranës rrahin keq turqit e Besiktas-it (video)

Mbrëmjen e kaluar Tirana është përballur me skuadrën turke të Besiktas në turin e dytë të Conference League.

Por ashtu si në ndeshjen e Stambollit, edhe mbrëmë në “Air Albania” bardheblutë kanë humbur, me rezultatin 0-2.

Ndeshja në Tiranë nisi që në minutat e para me përplasje mes tifogrupeve të pranishme në stadium, por rezultati përfundimtar është ai që ka tensionuar edhe më shumë situatën.

Mësohet se tifogrupi “Fanatics” janë përplasur ashpër dhe kanë dhunuar tifozët e “shqiponjave” të Besiktas. Dhuna mes tyre ka nisur që nga dalja e stadiumit dhe ka vijuar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Pedonales” dhe deri te lulishtja pranë Biblotekës Kombëtare.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)