Shkarkimi nga Partizani, Elton Marini e thotë troç: Koha do e tregojë nëse ishte vendimi i duhur, nuk kam hatërmbetje me klubin

Ish-drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini ka folur për herë të parë për “Panorama Sport” që pas largimit nga Partizani. Përmes një lidhje Skype, Marini foli për largimin nga klubi si dhe për trajnerin e ri, ashtu edhe për zëvendësuesin e tij. Ndër të tjera ai është shprehur se nuk e quan të mbyllur kapitullin me Partizanin dhe nëse do të kishte qënë sërish në atë post, Colella do të ishte zgjedhja e tij e parë.

“Mjafton që unë u largova me kokën lart si një drejtues që i realizoi objektivat sezonal. Pa pasur ndonjë hatërmbetje për shkak të disa vendimeve që janë marrë bashkërisht me klubin.

Arbër Abilaliaj ka qenë një ndër vartësit e mi në klub, njohja është, kemi pasur bashkëpunim, ai ka qenë përgjegjësi i repartit të skautingut. Ka sinjalizuar disa lojtarë të rinj interesantë, tani i është dhënë detyra e re, shpresoj ta realizojë me sukses.

A do vazhdonte Coella me mua? Për këtë mos keni dyshim që do të ishte zgjedhja ime e parë. Unë jam në kontakt me të gjithë në klubin e Partizanit, jam në kontakt të përditshëm. Kontaktet nuk humbasin, janë raportet humane para se ato të punës.” Përfundoi Marini.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore