Shiu me fat i dasmës së Ardit Gjebresë: Sot 30 vjet martesë me Anilën

Italianët kanë një shprehje: sposa bagnata, sposa fortunate, nuse e lagur, nuse më fat, për të ngushëlluar gjithë nuset që mërziten kur në ditën e dasmës bie shi. Por mesa duket qenka e vërtetë. Këtë e vërteton më së miri martesa 30-vjeçare e Ardit Gjebreas me Anilën.

Sot ata kanë përvjetorin dhe sot mësuam detajet e asaj dite, që sipas kantautorit ka qenë me shi dhe u ka sjellë të dyve shumë fat.

“Ka qenë një martesë në shi. Para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua. Ja dhe 30 trëndafila ka zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea krah buqetave me lule.

Shiu i sotëm i ka rikujtuar dhe njëherë Arditit, ditën e tyre të veçantë 30 vite më parë, e cila dhe sot duket se e shoqëron çiftin me po të njëjtin fat.

Burimi: revistawho.com

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…