Shitjet e lojtarëve dhe vendi i dytë në kampionat, zbulohet bilanci financiar i Tiranës në sezonin e fundit

Tirana në janar shiti dy lojtarë gjatë merkatos. Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Marsel Ismajlgecin, të cilët u kanë sjellë bardhebluve 700 mijë euro. Këtu nuk llogariten largimet e verës, ku Tirana shiti tre lojtarë, Seferin, Tolin e Totren për shumën 820 mijë euro.

Këtë sezon klubi bardheblu vetëm nga shitja e lojtarëve ka grumbulluar mbi 1.5 milionë euro, plus paratë e titullit dhe Europës. Merkatoja dhe largimet kanë bërë që skuadra të shohë të gjithë kampionët larg vetes.

I pari iku kapiteni Erjon Hoxhallari. Më pas, pikërisht pas Europës, rrugën morën Seferi, Toli e Totre. “Hemorragjia” e largimeve te kampionët vazhdoi edhe në këtë janar, teksa ikën po kështu edhe dyshja Marsel Ismajlgeci e Redon Xhixha, si dhe Vesel Limaj.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem