Shishe e stola drejt Juxhin Xhajës, arbitri i ndeshjes Flamurtari-Korabi shoqërohet me polici pas përfundimit të ndeshjes (video)

Korabi është skuadra që do të ndeshet me vendin e tetë të Superiores për t’u ngjitur në elitë, pas fitores 1-2 kundër Flamurtarit. Gjithsesi tensioni nuk mungoi, me tifozët vlonjatë që nuk u kënaqën me këtë rezultat.

Pas fundit të sfidës, arbitri Juxhin Xhaja u shoqërua për t’u futur në tunel, teksa shishet që fluturuan nga tribuna drejt tij nuk munguan.

Xhaja u bë protagonist pas një sherri që u bë nga të dyja skuadrat, duke ndëshkuar katër lojtarë me kartonë të kuq.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit