Mrekullohuni me shijen e kësaj recete. Përgatiteni dhe ëmbëlsoni veten më të dashurit tuaj me shijen unike dhe të veçantë që ka.
PËRBËRËSIT
1 kg mollë të vogla
1,5 kg sheqer
4 filxhanë çaji me ujë
1 shkop kanellë
lëngun e një limoni dhe karafila
PËRGATITJA
Pastrojmë mollët nga lëkura dhe pjesën e brëndshme të farave, i vemë në tas me ujë të bollshëm dhe i hedhim lëngun e limonit.
Vemë një tenxhere ujin me sheqerin të ziejn dhe sa të mari valë shtojmë mollët, kanellën dhe çdo molle i vemë një karajfil dhe e lemë të ziejë derisa të trashet shërbeti, (zierja mban rreth një orë), duke i hequr vazhdimisht shkumën që nxjerr.
Kur të jetë gati e heqim, e lemë të ftohet dhe më pas e fusim nëpër vazo.
Burimi: Kuzhinaime