Shifra stratosferike me videot e tyre në TikTok! Kiara-Luiz vazhdojnë të thyejnë rekorde, ja sa miliardë kanë arritur

Kiara dhe Luiz , çifti më i diskutuar në media së fundmi dhe dy konkurrentët e Big Brother Vip arrijnë miliarda klikime në TikTok.

Dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes që prej nisjes së edicionit të dytë. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre edhe brena shtëpisë duke bërë një dasmë.

Në Instagramin e saj është postuar një “screenshot”, foto e cila tregon klikimet rekord të tyre në TikTok. “15 billion views (15 miliardë shikime)”, shkruhet në Instagramin e moderatores Kiara Tito.

“Luiz dhe Kiara Ejlli”, shkruhet po ashtu në postim.

Ndërkohë Luizi numëron plot 6.2 miliardë shikime në TikTok vetëm në emrin e tij, ndërsa Kiara ka 3 miliardë. Kiara është futur sërish në shtëpi para pak ditësh, ndërsa ka krijuar shumë “zhurmë” në rrjet, për sjelljen e saj ndaj Luizit dhe banorëve të tjerë, ku për këta të fundit disa e kanë quajtur arrogante.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025