Shfrytëzonte minorenen prej 2 vitesh/ Flet avokati i mjekut Dervish Hasi: E keni bërë horror, ja si qëndron e vërteta!

Kardiokirurgu i Sanatoriumit, Dervish Hasi, u arrestua ditën e djeshme pasi sipas akuzës shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare për një periudhë 2-vjeçare.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Për të folur për këtë ngjarje, ishte ekskluzivisht në studion e “Shqipëria Live“ në Top Channel, avokati i 42-vjeçarit, Roland Islami, i cili akuzoi Komisariatin Nr.1 në Tiranë për shpifje.

Sipas avokatit, vajza ka shprehur vetë dëshirën për një lidhje serioze me doktorin, gjë për të cilën ka qenë në dijeni dhe babai i saj.

“Është shpifje e komisariatit numër 1, ata për orë të tëra nuk kishin një pretendim për këtë person. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këto akuza që kanë bërë

Edhe akuza është shpifje, vajza nuk e pranon, duhet të sqarojmë se çfarë po shpifet.

E keni bërë horror, e bëri media, nuk ekzistojnë videot, nuk ka fare. Ka komunikime në whatsapp që ka shprehur vajza dëshirën për një lidhje serioze me doktorin, që në gjendje civile është beqar. Kanë folur, kanë diskutuar dhe kanë pirë kafetë. Në këtë momente nuk ka shkelje fare.

Në një moment babai i vajzës, i cili ka shprehur shqetësimin prindëror se me kë shoqërohet vajza, ka thënë se nëse duhet të vazhdosh lidhjen me vajzën duhet të bësh celebrimin, gjë që nuk ndalohet me ligj në Shqipëri edhe pse është nën 18 vjeç. Po flas për nenin 7, Kodin e Familjes. E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë në javë,” tha avokati Islami.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024