Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimeve nga SPAK për aferën e inceneratorëve.
Këlliçi thekson se shfaqja do të vazhdojë dhe se këto urdhër arreste ishin vetëm për shërbëtorët e pushtetit.
Sipas deputetit, Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi po vazhdojnë shfaqjen të pashqetësuar nga drejtësia ndërsa nënvizon se janë për burg.
“Show must go on! Shfaqja duhet të vazhdojë! Lëshohen urdhër-arreste për shërbëtorët e pushtetit.
Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi vazhdojnë shfaqjen të pashqetësuar nga drejtësia.
Janë të gjithë për burg por 7 ditë të javës i kemi në ekran.
Atë që s’e bën drejtësia duhet ta bëjnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, t’i flakin nga politika”, shkruan Këlliçi.