Shfaqet vullkani i akullt! Fenomeni i pazakontë natyror që po habit botën/ Të gjithë vrapojnë në Kazakistan që të fotografohen

Në Kazakistan është formuar një “vullkan i akullt”. Në këtë rajon gjatë verës gjithçka mbulohet nga gjelbërimi, derisa me ardhjen e dimrit shfaqet një fenomen natyror.

Sipas televizionit Zvezda, efekti i shpërthimit ndodh për  shkak të ujit artezian nën tokë, kur temperaturat arrijnë nën zero. Lartësia e një “statuje” e tillë natyrore mund të arrijë deri në 14 metra, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht këtij fenomeni natyror që ndodh jo larg kryeqytetit të Kazakistanit, më konkretisht katër orë vozitje – atje ka gjithmonë shumë njerëz.

“5 mijë kilometra vajtje e ardhje, e atje qëndrova vetëm 20 minuta. Por ia ka vlejtur. Në pyetje është një bukuri jashtëtokësore”, ka shkruar një përdoruese e Instagramit.

Të gjithë vrapojnë atje për t’u fotografuar me “vullkanin e akullt” derisa nuk fillon shkrirja e akullit. E agjencitë turistike organizojnë udhëtime të veçanta deri në këtë destinacion.

Burimi: Telegrafi

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)