Shfaqën probleme fizike pas ndeshjes me Çekinë, largohen dy futbollistë nga grumbullimi i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit është kthyer sot përsëri në fushën sërvitore, një ditë pas ndeshjes kundër Çekisë. Dhe duket se lista e trajnerit Silvinjo për ndeshjen e radhës, miqësoren kundër Bullgarisë, do të pësojë ndryshime.

FSHF ka bërë të ditur se Mirlind Daku ka pësuar një dëmtim muskulor dh pas kontrolleve të hollësishme mjekësore, është kuptuar që do i nevojiteshin disa ditë pushim për rikuperimin. Kështu, meqë lojtari nuk mund të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bullgarisë, ai është lënë i lirë të kthehet pranë klubit të tij.

E njëjta situatë edhe për Keidi Baren, i cili do të udhëtojë drejt Spanjës për t’iu bashkuar Espanjolit. Klubi ka bërë kërkesë zyrtare në FSHF që mesfushor të lihet i lirë për të luajtur një ndeshje të rëndësishme këtë javë në La Liga 2 dhe stafi teknik i ka dhënë leje lojtarit.

Tani mbetet që të shihet nëse do të ketë afrime të tjera në radhët e kuqezinjve për duelin ndaj Bullgarisë, pasi lista është reduktuar për shkak të dëmtimeve dhe këtyre largimeve në vetëm 21 lojtarë.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)