Shfaqen çdo ditë bashkë në ekran por u tha se nuk flasin/ Prezantuesit shqiptarë sqarojnë më në fund situatën!

Shfaqen në ekran së bashku pesë ditë të javës me emisionin e tyre.

Bëhet fjalë për Erjona Rusi dhe Flori Gjini, të cilët njihen për shoqërinë e ngushtë por ditëve të fundit u përfol për një zënkë të fortë mes tyre dhe u tha se nuk flasin me njëri-tjetrin edhe pse në ekran shfaqen bashkë.

Këto dyshime i përforcoi edhe fakti se dyshja nuk ndiqeshin në rrjete sociale.

E pas disa ditësh më në fund ata sqaruan situatën.

“Emisionet tona janë të forta, dhe pas një teme shumë të fortë, Instagrami im është sulmuar”, tha Flori Gjini, që shtoi se ndenji disa kohë në qetësi, pa këtë rrjet social.

“Me rikthimin, unë Erjonës i kisha bërë follow, dhe ngaqë Erjona nuk e përdor Instagramin aq shumë, më kishte lënë tek request”, sqaroi më tej ai.

Nga ana tjetër, Erjona tha se ka gjëra më të rëndësishme në Shqipëri, se ata të dy. Sipas tyre, kjo kishte qenë arsyeja, që ata nuk kishin reaguar dhe e kishin shtyrë. Të dy thanë se nuk zihen, por diskutojnë, lidhur me punën.

“Vazhdojmë të jemi profesionistë, dhe ta vëmë punën dhe këtë emision para çdo gjëje”, tha moderatorja, duke sqaruar kështu situatën.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”