“Sherrin e filluan tifozët e Tiranës”, gazetari nga Korça tregon për incidentin me autobusin e Tiranës: Ishte vetëm një person me probleme mendore

Skënderbeu barazoi në shtëpi përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi në barazimin 1-1. Më herët u raportua për një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur pas ndeshjes. Autobusi i klubit të Tiranës u sulmua nga tifozët korçarë. Këta të fundit kanë goditur autobusin e ekipit bardheblu me gurë madje duke thyer xhamin.

Për këtë incident ka folur dhe gazetari korçar, Romeo Xinxifi. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora Neës” gazetari shprehet se autori i sulmit të autobusit të Tiranës është një njeri me probleme mendore dhe që përdor pije alkoolike, por tashmë është në duart e Policisë.

“Ka qenë një ndeshje e bukur, nga ato që të gjithë kemi dëshirë të shikojmë. Në Korçë kanë qenë 1500-1700 sportdashës të pranishëm, ndërsa te Teuta-Laçi kanë qenë 150. Që këtu fillon ndryshimi. Pas Partizanit dhe Tiranës, tifozeria më e zjarrtë dhe në e madhe në numër është ajo në Korçë. Edhe pse ishte shumë ftohtë në Korçë, tifozeria nuk kishte munguar. Sa për incidentet, do të thoja që ishin sporadike. Ajo që të bën përshtypje është që një luftë e heshtur mes titozerive filloi që përpara ndeshjes.

E filluan “Fanatics”-at e Tiranës, e vazhduan këta të Skënderbeut. Unë e kam dënuar atë ofendim që bëhej në kor në stadium. Mos të harrojmë që në Korçë ka edhe femra. Te tribuna qendrore ka mbi 50-60 femranë çdo ndeshje. Kjo është ana negative për titozerinë korçare. Në një gabim janë të dyja palët fajtore. Kur kam dalë për intervistat pas ndeshjes, kam parë që autobusi i Tiranës është qëlluar me gurë. Nga informacioni që unë mora, autobusi është goditur nga momenti që ka lëvizur nga parkingu për në stadium. Ka qenë një person që shquhet për të meta mendore, por edhe si përdorues i pijeve alkoolike. Shpesh herë është bërë problem dhe policia e ka shoqëruar përpara ndeshjeve edhe në sezonet e kaluara. Forcat e policisë e kanë shoqëruar për në komisariat. Por edhe tifozët e Tiranës hodhën flakadanë në fushë dhe i vunë zjarrin”, ka thënë Romeo Xinxifi.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)