Disa të rinj, të cilët mendohet të jenë pjesë e gjimnazit “Qemal Stafa” janë përfshirë në një sherr në ambientet e brendshme të kësaj shkolle.
Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarja, në këtë sherr janë përdorur dhe mjete të forta, teksa disa prej gjimnazistëve kanë marrë plagë.
“Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre.
Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njoftoi policia.