Sherr midis komshinjve në Pogradec, njëri qëllohet me thikë. Detajet e para për ngjarjen/ Ja Emrat

Një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë në fshatin Zagorcan të qytetit të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit midis dy komshinjve.

Fatos Çoçka dyshohet të jetë autori i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur Dirjan Rusi.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, në gjendje të rëndë në reanimacion. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën