Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’!

Një sherr banal mes adoleshentëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, teksa situata ka agravuar në përplasje me thikë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 20-vjeçar i identifikuar si Arli Beta ka goditur me mjet prerës shtetasin Erius Tuce, 19-vjeç. Si pasojë e konfliktit, Tuce ka mbetur i plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër lojërash kompjuterike në rrugën “Bilal Golemi”, në zonën e Komunës së Parisit. Sakaq, falë reagimit të menjëhershëm, policia ka mundur të kap dhe shoqëroj në komisariatin Nr. 2 autorin e dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën