“Larg qoftë të kesh një grua si kjo!”/ Për kë e ka fjalën Juli?! (VIDEO)

Përplasjet mes Julit dhe Eglës nuk kanë të ndalur. Pasditen e sotme, një tjetër debat ka ndodhur mes tyre teksa kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, ku e pranishme ka qenë edhe Françeska.

Ka qenë Juli ai që fillimisht i është drejtuar Françeskës, duke i thënë për Eglën, se ajo po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush. Në këtë moment ka ndërhyrë Egla, duke iu drejtuar Julit me fjalët mashtrues dhe ordiner.

Pjesë nga debati:

Juli: Po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush! Larg qoftë të kesh një grua në shtëpi si kjo.

Egla: Ik mor, o mashtrues, o ordiner!

Juli: Do të japësh shembullin e grave ti që lë pjatat atje dhe nuk bën asnjë punë? Komunikimin nuk e ke, pastërtinë nuk e ke, mirësinë jo. Ti vjen këtu e s’thua një mirëmëngjes o të hënkshin qentë! Larg qoftë me pas një njeri si ti afër.

Egla: Po ik o mbushu, ik grisu, mos të pafsha sytë! Do të them ty mirëmëngjes unë.

LEXO EDHE: “Është pretendente për të fituar çmimin e madh!”/ Ja për kë po flasin banorët e BBV3

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…