Sherr mes dy personave në Babrru, nxirret arma/ Kur ndërhyn policia zbulohet se…

Një 39-vjeçar ra në prangat e Policisë së Tiranës pas denoncimit për të se kërcënoi një person pas sherrit që ndodhi mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Babrru dhe sipas policisë, shtetasi me inicialet S. T. ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit dhe gjatë kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.


Forcat e posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë shtetasi E. S., 38 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Ndërsa specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur me iniciale K. V., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024