Sherr dhe tension pas ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, dy stafet ndërhyjnë për të qetësuar gjendjen (video)

Dinamo

Dinamo, fitorja e Dinamos ndaj Skënderbeut me shifrat 2-0 ngjalli momente tensioni. Tani blutë duhet të fitojnë edhe në mesjavë ndeshjen e prapambetur me Teutën, për të marrë vendin e tyre në Final Four. Kaçorri hapi ndeshjen me një super gol në minutën e 3′, Qefalia vulosi fitoren 8 minuta nga fundi.

SHERRI PAS NDESHJES

Në fund të ndeshjes, teksa gjyqtari sinjalizoi fundin e takimit dhe lojtarët po iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes, pati një përplasje mes mesfushorit të Dinamos, Ersildo Smaçi dhe portierit të Skënderbeut, Marko Alia.
Mësohet se Smaçi fillimisht u kap me Gërçon, por më pas në këtë situatë të tensionuar u përfshi edhe portieri i skuadrës korçare.

Përplasja verbale zgjati vetëm disa minuta, teksa më pas gjakrat duket se u shuan dhe futbollistët u sqaruan me njëri-tjetrin duket shtrënguar dhe duart në tunel në fund të ndeshjes Dinamo-Skënderbeu

LEXO MË SHUMË: Dinamo zbut ulërimën e Skënderbeut, dy gola korçarëve dhe tani pretendon Final-Four (video)

Dinamo- Skënderbeu ishte një nga sfidat e ditës së sotme që u luajt në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Në këtë duel, kryeqytetasit fitojnë me shifrat 2-0 dhe tani është një garë e hapur për vendin e katërt. Dinamo erdhi në këtë përballje pas tre ndeshjeve pa fitore dhe ndaj korçarëve synimi i vetëm ishin 3 pikët për të mos komplikuar më shumë pozitat e tyre në tabelën e klasifimit. Me këtë sukses, Dinamo shkon në vendin e 6-të në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e katërt në kuotën e 40 pikëve. (LEXO MË SHUMË)

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)