Shënoi tre gola ndaj Kastriotit, Mentor Mazrekaj me dedikim ndryshe: Ia dedikoj bashkëshortes dhe… vjehrrit

Mentor Mazrekaj ishte protagonist absolut në triumfin 3-0 që skuadra e Besës arriti ndaj Kastriotit, në duelin e Kategorisë së Parë, me mesfushorin që shënoi plot 3 gola. Mazrekaj foli shkurtimisht pas këtij dueli, teksa zbuloi që kjo ishte tripleta e parë në karrierë. “Nuk dal më si lojtar i ndeshjes. Golat ia dedikoj bashkëshortes sime si dhe vjehrrit, që është një fans i futbollit shumë i flaktë.

Është tripleta e parë në karrierën time. Nuk festova shumë, por e kam marrë topin. Dua të ndihmoj Besën këtë vit, ta fusim dhe pastaj të shikoj për vitet e tjera”, u shpreh Mazrekaj, për “Super Gol”, në RTSH.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë