Shënoi ndaj Laçit në fitoren e Skënderbeut, një kolumbian tani shigjeton Tiranën: Fitorja për ne është detyrim

Skënderbeu

Fitorja e fundit në kampionat përballë Laçit duket se ka larguar makthet e rezultateve në Korçë. Pas suksesit 2-1 korçarët janë më të qetë dhe mbi të gjitha pa presionin e pikëve të munguara në këtë fillim sezoni. Duket se kjo fitore ka risjellë qetësinë dhe mbi të gjitha besimin tek grupi bardhekuq që ka filluar të mendojë për ndeshjen e radhës. Lucho Vásquez shënoi golin e parë në sfidën kundër kurbinasve, dhe tashmë kolumbiani kërcënon Tiranën.

“Goli im i parë me këtë fanellë është një ndjesi akoma më pozitive dhe më kënaq më shumë. Jam i lumtur që arrita të shënoj dhe të ndihmoj ekipin në këtë situatë. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Tani jemi në një fazë, që duhet të ruajmë ritmin dhe të mbajmë një ecuri pozitive pasi kampionati është shumë i vështirë.
Normalisht ndaj Tiranës është një ndeshje e vështirë, pasi luajmë ndaj një ekipi që ka pretendime. Duhet të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme që të marrim rezultatin maksimal. Për ne, fitorja është objektiv në çdo takim”, mbylli mbrojtësi kolumbian i Skënderbeut.

Related posts

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh