Shënoi golin e fitores, Tayo Abiodoun Razak mesazh Skënderbeut: Jam i gatshëm sa herë të më jepet mundësia

Tayo Abiodoun Razak

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë peshë në transfertë ndaj Pogradecit, duke ruajtur vendin e parë në klasifikim. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi nigerian, Tayo Abiodoun Razak, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, ai tha: “Jam shumë mirë dhe faleminderit Zotit. Unë jam gjithmonë i motivuar, përpiqem të jap maksimumin tim për skuadrën. Ndihem si në qytetin tim, madje mund ta quaj edhe qytetin tim. Është diçka normale, sepse jam njeri dhe ndihem i lidhur me këtë vend.

Sigurisht që doja të filloja ndeshjen që nga minuta e parë, por profesori e di më mirë këtë gjë. Unë jam i gatshëm sa herë që më jepet mundësia dhe do të përpiqem të ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur”, përfundoi Tayo Abiodoun Razak.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)