Shënoi ndaj Polonisë, Asani zbulon çfarë i tha Szczesny pas golit: S’e prisja që do e…

Jasir Asani shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë në fitoren 2 me 0 të Shqipërisë. Pas ndeshjes, ai foli për mikrofonin e Tv Klan dhe tha se Shqipëria e meritoi fitoren.

“Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani.

“Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion. Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani pas ndeshjes.

Shqipëria mposhti 2 me 0 Poloninë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)