Shenja e Donaldit ishte për Borën?! Romeo sqaron gjithçka!

Aktori, Donald Veshaj është një ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë. Çdo veprim i tij kthehet menjëherë në lajm.

Së fundmi, Donaldi është komentuar për një shenjë që ai formon me gishtat e dorës, e cila përdoret kur i shpreh dikujt dashurinë. Kaq mjaftoi që ndjekësit të aludonin se po i drejtohej moderatores Bora Zemani.

Mirëpo, duket se gjithçka është sqaruar dhe ka qenë Romeo, ai që ka thyer heshtjen.

Ky gjest i Donaldi i drejtohet vëllait dhe është një shenjë mes vëllezërish. Romeo ka publikuar një foto nga Dubai ku ndodhet këto ditë pikërisht me këtë shenjë teksa e ka etiketuar binjakun, duke i dhënë fund dilemave nëpër rrjete sociale.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…