Një ndërtesë 12 katëshe në Miami të Floridas është shembur pjesërisht, duke shkaktuar disa të lënduar, ndërsa mediat e huaja raportojnë se dyshimet e para janë që të ketë edhe viktima.
Sipas BBC, një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në Miami-Dade County, Florida, pasi një ndërtesë 12-katëshe u shemb pjesërisht gjatë natës.
Kjo që shihni më lart është foto e ndërtesës së shembur që Policia e Miami postoi në Twitter.
Në vendin e ngjarjes raportohet se janë 80 automjete të ekipeve të shpëtimit. Policia gjithashtu po ndihmon në operacionin e shpëtimit me ekipet e zjarrfikëses.
Ndërsa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se sa njerëz janë lënduar, një zjarrfikës në vendin e ngjarjes është dëgjuara duke thënë se kishte shumë viktima, raporton “Miami Herald”.
Sipas një raporti të ABC News, të paktën tetë persona u dërguan në spital.
Një reporter i Associated Press shkroi në Twitter se, sipas burimeve të tij, një grua kishte vdekur dhe një djalë i moshës rreth 10 vjeç ishte shpëtuar.