“Shehi i njeh lojtarët, shpresoj mos të ndikojë”, Hoxhallari sfidon Partizanin dhe ka një mesazh për tifozët (video)

Kapiteni i bardhebluve, Erjon Hoxhallari u shpreh se Tirana do të bëjë çmos për të fituar derbin e kryeqytetit me Partizanin. Mbrojtësi u ndal te përballja me ish-trajnerin Shehin dhe te objektivat e klubit bardheblu.

“Çdo derbi luhet për tifozët sepse është e vetmja ndeshje që ka atmosferë të bukur dhe ekipet duan ta fitojnë. Ne kemi gjatë gjithë javës që e përgatisim këtë ndeshje. Mendoj se po e përgatisim mirë dhe atë që po bëjmë në stërvitje, të arrijmë ta shprehim në fushë.

Disa kohë kemi qenë ne ata që e kemi dominuar derbin. Partizani mund të ketë fituar një ose dy, por të tjerat kanë dalë barazim. Shpresoj që ky të jetë rikthimi te fitorja nga ana jonë dhe të mbajmë këtë ritëm. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Dhe Filipi (Najdovski) është një nga më të rëndësishmit e ekipit, por futbolli këto i ka. Dëmtimet bëjnë të vetën. Lojtarët që do të luajnë në rolin e atij janë lojtarë që kanë potencial dhe do japin më të mirën.

Normalisht, për tifozët i bëjmë thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër dhe të na mbështesin. Shpresojmë që dhe ne t’iu a shpërblejmë me tre pikë. Nuk mund të them që na komplikon. Çdo trajner ka filozofitë e veta, por Gesi (Shehi) i njeh mirë lojtarët, por shpresoj që kjo të mos ndikojë te ne dhe të bëjmë detyrat që na ka dhënë trajneri e të fitojmë.

Normalisht, “Final 4” është objektivi i Tiranës. Për atë po luftojmë. Është e arritshme sepse ne jemi në vend të katërt, duhet të luftojmë që ta ruajmë këtë vend dhe pse jo të synojmë pak më sipër”, tha Hoxhallari.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)