Shefi i linjës ajrore goditet me tortë në fytyrë, O’Leary: Këto me krem janë të preferuarat e mia (VIDEO)

Shefi i kompanisë ajrore Ryanair, Michael O’Leary, është goditur me tortë nga dy aktiviste. Sulmi ka ndodhur ??jashtë selisë së Komisionit Europian në Bruksel.

Në videot që janë publikuar, dëgjohet një nga aktivitet teksa i thotë “Mirë se erdhe në Belgjikë” dhe “ndaloni ndotjen e avionëve tuaj”. Më pas i hedhin tortën në fytyrë. 

Sipas Sky News, aktivitetet u larguan pas incidentit, ndërsa Michael O’Leary u përpoq ta kalonte me shaka, duke u thënë gazetarëve: “I dua tortat me krem, ato janë të preferuarat e mia”.

Incidenti ndodhi ndërsa O’Leary përgatitej të mbante një konferencë shtypi dhe t’i dorëzonte një rezolutë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!