Shawn Mendes flet për debatin e ashpër me të dashurën Camila Cabello ku i zbuloi frikën e tij më të madhe

Shawn Mendes është padyshim shumë i vetëdijshëm për fuqitë e tij, dobësitë dhe çdo gjë mes tyre. Artisti 22-vjeçar ka folur së fundmi në Man Enough, ku u rrëfye për frikën më të madhe dhe çfarë do të zgjidhte partnerja e tij, Camila Cabello, si dobësinë dhe fuqinë e tij më të madhe.
Kur u pyet për frikën e tij, Mendes rikujtoi një debat të ashpër që ka pasur këto kohë me Cabello.

“I ngrita zërin asaj dhe ajo më tha ‘Nuk më pëlqen kur më ngre zërin. Pse më ngrite zërin?’. Dhe menjëherë fillova të mbrohesha. I thashë ‘Nuk po të ngrija zërin!’. Por në fakt ja ngrita zërin. Dhe ndjeva që ajo po tkurrej, ndërsa unë po rritesha dhe po mendoja ‘Oh Zot, kjo është gjëja më e keqe’. Jam shumë i tmerruar nga të qenit i lig. Kam shumë frikë të jem i keq”, është shprehur Mendes.
Më pas ai tregoi se frika e tij për të qenë “i lig” e shtyu atë të hynte në një “bisedë të thellë” me Cabello se si të qenurit mbrojtës për të bërë diçka të gabuar e bëri atë që të ngrinte zërin.

“Ndoshta ka edhe të keqe brenda meje dhe unë duhet të pranoj që ekziston. Por unë nuk mund të shmangë faktin se ka pak errësirë brenda meje dhe ta lë këtë errësirë të jetë e pranishme është një ndjenjë e tmerrshme”, ka thënë këngëtari.
I pyetur nëse i kërkoi falje të dashurës së tij dhe nëse e rregulloi sjelljen ndaj Camila-s, Mendes tha se kjo gjë ndodhi më vonë.
“E bëra për të keqen dhe frikën time dhe ajo më qetësoi. Pastaj m’u deshën 20 minuta larg saj për të lexuar një libër dhe pastaj u ktheva tek ajo e i thashë ‘Ky ishte një gabim dhe të kërkoj falje”, tha Shawn.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)