Sfida ndaj Vikingur, tani nuk ka më asnjë dyshim; UEFA konfirmon stadiumin ku do të luajë Egnatia

Egnatia pritet që ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League përballë Vikingurit ta luajë në Rrogozhinë. Duke qenë se “Elbasan Arena” është edhe “shtëpia” e Partizanit për ndeshjet europiane, rrogozhinasit u detyruan që të gjenin një zgjidhje tjetër.

Por kjo situatë ka marrë për mirë, pasi Egnatia pritet ta luajë në shtëpinë e saj përballjen me islandezët. “Arena Egnatia” është nën rikonstruksion, ku po ndërtohet dhe tribuna Dwamena. Dhe UEFA ka dhënë miratimin për zhvillimin e ndeshjes në këtë stadium. Kampionët e Shqipërisë po negociojnë me drejtuesit e Vikingurit orarin e zhvillimit të sfidës, duke qenë se impianti i Egnatias nuk ka ndriçim.

Dhe gjasat janë që të jetë ora 17:00 koha kur do të nisë kjo përballje. E programuar për datën 1 gusht. Edhe në faqen e UEFA-s tashmë figuron emri i stadiumit të Rrogozhinës si arena ku do të zhvillohet përballja e kthimit në turin e dytë të Conference League. Ndonëse pritet dhe një konfirmim zyrtar. Tifozët e Egnatias, me shumë gjasa do e shijojnë në shtëpinë e tyre ndeshjen e kthimit.

Related posts

Vllaznia merr lajme të mira nga infermieria, rikthehet nga dëmtimi mesfushori

“Shkëmbit i uroj suksese,por fiton Partizani”, Rrahman Hallaçi analizon derbin e kryeqytetit: Te bardheblutë aspekti pozitiv është që nuk është…

Komisioni i Disiplinës “fik” Laçin, e pëson dhe Pashk Laska; 850 mijë lekë fatura për t’u paguar nga klubet